– ”Ata do të thoshin: “Neve na kanë qenë bllokuar sytë, …” – Edhe sikur t’u hapnin një portë në qiell dhe ata të ngjiteshin dhe ta shihnin vetë, me sytë e tyre, prapë nuk do të besonin dhe, me padrejtësinë dhe inatin që i karakterizon, duke e mohuar këtë shenjë, do të thoshin:
– “… madje kemi qenë të magjepsur.”.”. – Jemi të dehur, po na bëjnë sytë. Ngaqë është diçka që nuk e kemi parë kurrë më herët, mund të jemi magjepsur. Ky nuk është realitet, por është një magji, që ka kapur sytë tanë. Kështu, të tillë njerëz kanë arritur një gjendje të tillë që do të mohonin edhe atë që e shohin me sytë e tyre, prandaj nuk ka shpresë për udhëzimin e tyre.