– ”Por (thotë Zoti) Ne i dërgojmë melekët veçse kur duhet dhe atëherë, atyre (mosbesimtarëve) nuk u jepet më afat.” – Nëse pas zbritjes së melekëve ata nuk besojnë, – dhe, në fakt, ata asnjëherë nuk kanë besuar, – ata nuk do të afatizohen më. Kështu, kërkesa e tyre për të tilla shenja e mrekulli është injorancë e thellë rreth dëmtimit të vetes së tyre. Në këtë mënyrë, ata veç po ia përshpejtojnë vetes shkatërrimin, por nuk e kuptojnë.
Ata nuk arrijnë të kuptojnë një fakt shumë të rëndësishëm në këtë çështje: imani nuk është në dorën e tyre, por në dorë të Zotit, që thotë: “Edhe sikur t’u dërgonim melekët, t’i bënim të vdekurit t’u flisnin atyre dhe t’i tubonim të gjitha gjërat para tyre, ata përsëri nuk do të besonin, nëse Allahu nuk do të donte.
Por shumica e tyre nuk e dinë (të vërtetën).” [En’am 111]. Nëse janë të sinqertë kur thonë se duan të besojnë, shenjat e mrekullitë e sjella e të përzgjedhura prej Zotit janë mëse të mjaftueshme. Kur’ani madhështor është mëse i mjaftueshëm për të gjetur dritën e Zotit.