– ”Le t’i gëzojnë (të mirat e kësaj bote) dhe të kënaqen! Le të defrehen me shpresa të kota, …” – Askush nuk mund ta shpejtojë apo ta shtyjë për më vonë afatin e vet. Atëherë, lëri ata të kënaqen dhe të argëtohen me kënaqësitë e kësaj bote. Kështu ata do të gjejnë prehje dhe do të ushqejnë iluzione, të cilat do t’i pengojnë nga rruga e Zotit. Ata jepen pas kësaj bote sikur nuk do të largohen kurrë prej saj dhe e harrojnë ahiretin.
– ”… se më vonë do ta kuptojnë.” – Më vonë do ta mësojnë e do të binden se kjo mënyrë jetese është e gabuar dhe kënaqësitë, pas të cilave jepen, janë kotësi e largim nga qëllimi i vërtetë i kësaj jete. Veprat dhe planet e tyre në këtë botë do t’u shkojnë kot, madje do t’u sjellin veçse dëshpërim. Të mos mashtrohen këta të mjerë me afatizimin e Zotit për ta, se ky është rregulli dhe ligji i Tij për njerëzit. Ai thotë: