Select Page

– ”Dhe Musai tha: “Nëse ju dhe të gjithë ata që janë në tokë nuk janë mirënjohës, Allahu është i Panevojë dhe i Lavdëruar”. – Edhe nëse e bëni këtë, ju nuk keni për ta dëmtuar aspak Allahun e Madhëruar, sepse “Allahu është i Panevojë dhe i Lavdëruar”. Sikur të gjitha krijesat t’i bindeshin dhe nënshtroheshin Allahut, duke e adhuruar si një të vetëm dhe duke zbatuar tërësisht ligjin e Tij, kjo nuk do të shtonte asgjë në pushtetin e Allahut të Lartmadhëruar.

Por edhe nëse do të mblidheshin të gjitha krijesat për të mos iu nënshtruar Zotit, kjo nuk do ta cenonte dhe pakësonte aspak pushtetin e Tij. Arsyeja është: Ai është i Plotë, Absolut, i Pasur dhe i Panevojë për të tjerët. Allahu është i lavdëruar në Veten e Tij, në emrat, cilësitë dhe në veprat e Tij. Ai ka veçse cilësi të lavdërueshme dhe të plota dhe emrat më të bukur. Të gjitha veprat e Zotit janë madhështore dhe të drejta.