Select Page

Gjithçka që ndodhet në qiejt dhe në tokë i nënshtrohet dhe i bën sexhde Zotit. Kjo përulje bëhet në dy mënyra: Me dëshirë, siç ndodh me besimtarët. Me pahir, siç ndodh me mohuesit, që tregohen mendjemëdhenj dhe nuk duan të nënshtrohen dhe t’i bien në sexhde Zotit. Megjithatë, vetë qenia e tyre kërkon të kundërtën dhe i nxit për të qenë të nënshtruar ndaj Zotit. Gjithashtu, Allahut të Madhëruar i bien në sexhde të gjitha krijesat të cilat bëjnë hije mbi tokë, në fillim të ditës dhe në fund të saj.

Në këtë mënyrë, çdo krijesë i bie në sexhde Zotit, me mënyrën e vet të caktuar: “Atë e madhërojnë (me tesbih) shtatë qiejt, Toka dhe gjithçka në to. Nuk ka gjë që nuk e madhëron Atë (me tesbih), duke e lavdëruar, por ju nuk e kuptoni madhërimin (tesbihun) e tyre. Ai është i Butë dhe Falës i madh.” [Isra 44]. Atëherë, duke qenë se të gjithat krijesat i janë nënshtruar Allahut të Lartësuar, me hir apo me pahir, atëherë vetëm Ai e meriton që të jetë i Adhuruari i tyre i vërtetë, ndërsa adhurimi i gjithçkaje tjetër është i kotë. Për të treguar kotësinë e adhurimeve të çdo gjëje tjetër, Allahu i Madhëruar sjell fakte dhe argumente, duke thënë: