– “Për Atë është njëlloj nëse dikush e fsheh fjalën, apo e shpreh atë haptazi, nëse vepron fshehtas natën, apo vepron haptazi ditën.“ – Përballë diturisë, dëgjimit dhe shikimit të Zotit janë njëlloj të gjithë: si ata që e shfaqin fjalën dhe ata që e fshehin atë, si ata që veprojnë gjatë natës, edhe ata që fshihen gjatë ditës në shtëpi, shpellë e kudo qofshin.