– “Kështu, Ne i dhamë Jusufit pozitë të lartë në atë vend, që ai të zotëronte çfarë të dëshironte e ku të dëshironte.” – Kështu, Allahu i Lartësuar i mundësoi Jusufit një jetë të mirë plot begati, pasuri, pushtet dhe autoritet. E si të ishte ndryshe, kur ajo ishte mirësi e dhuruar prej Allahut të Lartësuar për profetin e Tij të dashur dhe të devotshëm?! Thotë i Lartësuari:
– “Ne e bekojmë me mëshirën Tonë atë që duam dhe kurrë nuk ua humbim shpërblimin vepërmirëve.” – Kjo ishte mëshira e Allahut të Lartësuar për Jusufin. Ajo ishte dhuratë nga Allahu i Lartësuar, që është bujar dhe bamirës me të sinqertët dhe të dashurit e Tij. Sigurisht, mëshira e Allahut të Lartësuar për Jusufin dhe për të sinqertët nuk është e kufizuar vetëm për këtë botë, por edhe për ahiretin. Premtimi për botën e ardhshme është i mrekullueshëm: