Select Page

– “Unë kurrsesi nuk e shfajësoj veten time.” – Unë nuk dua të tregoj se jam e pafajshme në lidhje me animin drejt haramit dhe nuk e refuzoj se e dëshirova me forcë, madje planifikova edhe kurthin për ta realizuar këtë çështje. Unë e pranoj këtë gabim dhe dëshmoj se:

– “Sigurisht, shpirti (i njeriut) është i prirur për ligësi, …” – Nefsi urdhëron shpesh njeriun për të kryer vepra të këqija. Nefsi që urdhëron për të keq është ndër armët, miqtë dhe aleatët më të fortë të shejtanit të mallkuar. Përmes tij, i mallkuari ndërhyn dhe ndikon fort tek njerëzit, por jo tek të gjithë.

– “përveç atij që e ka mëshiruar Zoti im.” – Ata të cilët Allahu i Lartësuar i ka mëshiruar, i ka shpëtuar nga ky lloj nefsi (shpirti ose prirje) që i urdhëron për të këqija. Madje, tek ata, ky nefs është bërë “mutmeinne”- i qetë, që ka gjetur prehjen dhe kënaqësinë tek Zoti i tij. Ai është nënshtruar për t’iu bindur dhe për të jetuar sipas ftuesit të Allahut të Lartësuar dhe udhëzimeve të tij. Sigurisht, kjo nuk është aspak meritë e vetë nefsit, por është një dhuratë dhe bamirësi nga Allahu i Lartësuar, i Cili është Bujar, Mëshirëplotë dhe i Dashur me të zgjedhurit e Tij:

– “Me të vërtetë, Zoti im është Falës i Madh e Mëshirëplotë.” – Allahu është El Gafur – Falësi i Madh, i cili fal të gjitha gjynahet e atyre që i kryejnë ato dhe pastaj pendohen dhe kthehen të nënshtruar, duke kërkuar faljen dhe mëshirën e Tij. Gjithashtu, Allahu është El Rahim – Mëshirëplotë, sepse Ai ua pranon pendimin të penduarve, u jep sukses atyre që të bëjnë punë të mira dhe i ndihmon që të largohen nga çdo vepër e keqe.

Ky është mendimi më i saktë në lidhje me këto ajete. Pra, këto fjalë janë thënë nga gruaja e Ministrit dhe jo nga Jusufi, sepse i gjithë konteksti e tregon këtë. Madje, Jusufi në ato momente ishte akoma në burg dhe nuk ishte pranë Mbretit. Atëherë, pasi të gjithë u qartësuan për pafajësinë dhe dëlirësinë e plotë të Jusufit, Mbreti tha: