Çifutët pretendojnë se në Xhenet do të hyjnë veç ata. Edhe të krishterët, nga ana e tyre, thonë se në Xhenet do të hyjnë veçse të krishterët. Kështu secila palë pretendon se Xheneti është i përgatitur vetëm për ta. Porse Allahu i Lartësuar na tregon se këto janë thjesht pretendime e hamendje të tyre, sepse ato nuk mund të jenë kurrsesi të pranueshme, kur janë të paargumentuara saktësisht.
– “Ata (ithtarët e Librit) thonë: “Askush nuk do të hyjë në Xhenet nëqoftë se nuk është çifut ose i krishterë!” Këto janë trille të tyre.” – Pra, këto janë thjesht ëndrra me sy hapur nga ana e tyre. Nëse ata janë të qetë dhe të sigurt në pretendimin e tyre, duhet të sjellin faktet për ta mbështetur atë.
Nëse do të pranohej çdo fjalë e pretendim që del nga njerëzit, pa u mbështetur në argumente të sakta, atëherë çdokush do të pretendonte gjithçka, pa patur asnjë ndryshim mes mëtuesve. Argumentimi i saktë është i vetmi vërtetues apo përgënjeshtrues i pretendimeve.
– “Thuaju: “Sillni provat tuaja, nëse keni të drejtë!”” – Meqë ata nuk sollën asnjë lloj argumenti, kuptohet vetvetiu që ky qe pretendim i gënjeshtërt i tyre. Më pas, Allahu i Lartësuar na jep një kriter shumë të qartë dhe të kuptueshëm për të dalluar se cili do të hyjë në Xhenet e cili jo? Ky gjykim i përfshin të gjithë. Thotë i Lartësuari: