Kur Allahu i Lartësuar deshi që ta nxirrte Jusufin nga burgu, bëri që Mbreti i atij vendi të shihte një ëndërr të çuditshme, shpjegimi i së cilës do të ishte mirësi për të gjithë popullin. I vetmi që do ta shpjegonte atë ëndërr ishte Jusufi (a.s), duke nxjerrë në pah diturinë dhe vlerën e lartë të tij.
Kështu, ai do të nderohej në të dyja jetët. Që kjo gjë të realizohej plotësisht, Allahu i Lartësuar bëri që këtë ëndërr ta shikonte pikërisht Mbreti, që kontrollon të gjitha çështjet e popullit të tij. Kështu, Mbreti pa një ëndërr të çuditshme, e cila i trazoi shpirtin, prandaj ai mblodhi të gjithë dijetarët dhe njerëzit e mençur të vendit.
– “Mbreti (i Egjiptit) tha: “Kam parë në ëndërr shtatë lopë të majme, që haheshin nga shtatë lopë të dobëta, si dhe shtatë kallinj të gjelbër e shtatë të tjerë të tharë.”” – Ishte shumë e çuditshme që shtatë lopë të dobëta të hanë shtatë lopë të shëndosha dhe të forta. Gjithashtu pa dhe shtatë kallinj të gjelbër e të tjerë të tharë. Pastaj iu drejtua dijetarëve që i kishte mbledhur dhe u thotë:
– “Ma shpjegoni, o ju pari, ëndrrën time, nëse dini t’i shpjegoni ëndrrat!” – Ma shpjegoni këtë ëndërr, që duhet të ketë veç një kuptim, dhe të gjithë ju duhet ta dini këtë kuptim. Por ata thanë: