– “Përkryejeni namazin dhe jepeni zekatin!” – Duke falur namazin, duke dhënë zekatin dhe duke vepruar çdo gjë që kënaq Allahun e Lartësuar, Ai u premton se do t’i shpërblejë me mirësinë e Tij. Për çdo gjë që do të kryejnë për hir të Tij, atyre nuk do t’u humbë kurrë shpërblimi, pasi do ta gjejnë atë të plotë tek Allahu i Lartësuar, madje edhe më tepër se aq, prej mirësisë së Tij:
– “Çfarëdo të mire të përgatitni për veten tuaj, do ta gjeni tek Allahu.” – Dhe kush mund t’i llogarisë veprat më mirë dhe më drejt sesa Allahu i Lartësuar, që shikon dhe di gjithçka?!
– “S’ka dyshim se Allahu shikon gjithçka që bëni ju.” – Ai i ka parë dhe i ka ruajtur saktësisht të gjitha veprat e tyre.