Select Page

– “Disa nga gratë e qytetit thanë: “Gruaja e zotërisë i është vërsulur marrëzisht shërbëtorit të vet.”” – Kjo tregon se lajmi u përhap gjerësisht në qytet, aq sa gratë e atjeshme po e përmendnin shpesh në bisedat e tyre. Sipas gjykimit të tyre, kjo ishte një ngjarje shumë e shëmtuar. Një grua e një sëre të lartë, me burrin ministër, kishte rënë nivel aq të ulët, sa të ngacmonte shërbëtorin e saj. Ajo kishte rënë marrezisht në dashuri me të, siç thoshin ato:

– “Asaj i ka hyrë në loçkë të zemrës dashuria për të.” – Dashuria për të ka arritur në thellësi të zemrës së saj. “Shegaf” ose “loçka” është pjesa më e thellë dhe më e fshehtë e zemrës. Kur dashuria arrin deri aty, tregon se kjo ndjenjë është tepër e fuqishme. Gratë thoshin gjithashtu:

  “Me siguri që ajo e ka humbur fare!” – Kjo gjendje nuk ka lidhje me nivelin e saj. Ajo është shumë e kritikueshme për njerëzit e sërave të larta. Megjithatë, nëpërmjet këtyre fjalëve, ato nuk donin thjesht që të ulnin figurën e asaj gruaje, por dëshironin që edhe ato të kishin mundësi ta shikonin Jusufin. Ato donin ta shikonin me sytë e tyre këtë djalë, që bëri për vete atë grua të bukur dhe me pushtet.

Ato donin ta bënin gruan e Ministrit që të detyrohej t’i thërriste dhe t’ua prezantonte këtë djalosh kaq të bukur, me qëllimin që ato ta jusifikonin pastaj. Prandaj dhe në ajet fjalët e tyre quhen “mekra”, pra, kurth. Allahu i Lartësuar thotë: