– “Shumë ithtarë të Librit do të dëshironin që, pasi keni besuar, t’ju kthejnë në jobesimtarë, …” – Ata përpiqen me të gjitha mënyrat për të arritur këtë qëllim të poshtër. Ata i provojnë të gjitha llojet e kurtheve, por nuk e kuptojnë që ato u kthehen mbrapsht, për të goditur pikërisht ata. Kurthet e tyre janë të larmishme. Duke na treguar një mënyrë të tyre për të dëmtuar muslimanët, i Lartësuari thotë në suren Al Imran, ajetet 72-74: “Disa nga ithtarët e Librit thonë: “Besojeni në mëngjes atë që u është shpallur atyre që kanë besuar, dhe mohojeni në mbrëmje! Ndoshta kështu edhe ata do të tërhiqen (nga besimi)”.
Dhe mos i besoni askujt, përveç atyre që ndjekin fenë tuaj!” Thuaju: “Udhëzim i vërtetë është vetëm udhëzimi i Allahut!” (Ata i thoshin njëri-tjetrit): “Kurrë mos besoni se ndokujt po i jepet (profecia, dija urtësia dhe mirësitë e mëdha), sikurse ju është dhënë juve, përndryshe, (ditën e gjykimit), do të polemizojnë kundër jush para Zotit tuaj! Thuaju: “E gjithë mirësia është në Dorë të Allahut! Ai ia jep atë kujt të dëshirojë. Allahu është i Gjerë (në mëshirën e Tij) dhe i Gjithëditur”. Ai dallon kë të dojë me mëshirën e Vet. Allahu është Zotërues i mirësisë së madhe.”.”Ajo çfarë i shtynte në këtë veprim ishte thjesht smira e tyre, sepse ata e dinin mirë të vërtetën, siç thotë i Lartësuari:
– “… të shtyrë nga zilia e tyre, edhe pasi u ishte bërë e qartë e Vërteta.” – Por, si gjithmonë, Allahu i Lartësuar urdhëroi që, përballë kësaj sjelljeje dhe synimi të keq të tyre, besimtarët t’i falnin dhe t’i toleronin, derisa Ai të sillte një gjykim përfundimtar për ta:
– “Falini dhe tolerojini ata, derisa Allahu ta sjellë urdhrin e Vet!” – Dhe, vërtet, Allahu i Lartësuar e solli vendimin për ta, duke i urdhëruar besimtarët për xhihad. Në këtë mënyrë, u shua flaka e ndezur në zemrat e besimtarëve, të cilët kishin duruar dhe toleruar për aq kohë. Ata vranë atë që meritonte vrasjen, robëruan atë që meritonte robërimin dhe dëbuan ata që e merituan dëbimin. Allahu është i Plotfuqishëm që të ligjërojë çfarë të dëshirojë për robërit e Tij, siç thotë edhe Vetë:
– “Allahu ka pushtet për gjithçka.” – Në ajetet e mëposhtme, Allahu i Lartësuar i udhëron besimtarët që t’i përkushtohen adhurimit të Allahut të Lartësuar: