Select Page

– “Jusuf, qëndro larg kësaj!” – Domethënë, harroje këtë çështje dhe mos ia trego askujt. Në këtë mënyrë, ai dëshironte që ta fshihte këtë ngjarje që ndodhi brenda shtëpisë së tij. Pastaj iu drejtua të shoqes:

– Kurse ti tjetra kërko falje për gjynahun tënd, se, vërtet ti je fajtorja!”  Kështu, ai urdhëroi Jusufin që ta harronte këtë çështje dhe të mos fliste me njeri, dhe pasataj urdhëroi të shoqen të kërkonte falje dhe të pendohej për këtë gabim. Ky ishte vendimi i çasteve të para pas ngjarjes.