– “Që të dy vrapuan drejt derës dhe, në këtë kohë, ajo i grisi këmishën nga mbrapa.”” – Jusufi (a.s) e refuzoi fort kërkesën e zonjës për të bërë atë turp të madh dhe bëri të ikte, për të shpëtuar prej saj. Ai nxitoi drejt derës, por edhe ajo vrapoi dhe arriti që ta kapte për rrobash. Aq fort e kapi, saqë i grisi edhe këmishën. Pikërisht në këtë moment, kur të dy arritën tek dera, aty u shfaq bashkëshorti i saj. Një skenë e tillë sigurisht që ishte shumë e rëndë për sytë e Ministrit, prandaj dhe gruaja nxitoi të jepte justifikimet. Kështu, ajo menjëherë akuzoi Jusufin për agresion:
– “Tek dera, ata hasën zotërinë (burrin) e saj. Ajo tha: “Çfarë ndëshkimi meriton ai që tentoi të bënte keq në familjen tënde, përveçse burgosjes ose diçkaje tjetër më të dhembshme?”” – Siç shihet, ajo nuk tha: “Çfarë ndëshkimi meriton ai që i bën keq familjes tënde”, por tha: “Çfarë ndëshkimi meriton ai që tentoi të bënte keq në familjen tënde”. Në këtë mënyrë, ajo deshte së pari të justifikonte veten e saj, por, në njëfarë mënyre, të tregonte se ai nuk kishte arritur t’i bënte gjë, por gjithçka mbeti thjesht në tentativë. Dhe menjëherë më pas, ajo foli për ndëshkim: “… përveçse burgosjes ose diçkaje tjetër më të dhembshme?” Por Jusufi (a.s) mbrojti vetveten dhe e hodhi poshtë këtë akuzë të padrejtë kundër tij, duke thënë: