Select Page

   Njëri nga vëllezërit e Jusufit propozoi: “Mos e vrisni Jusufin, sepse vrasja është krim shumë i rëndë. Qëllimi ynë mund të arrihet edhe thjesht me largimin e Jusufit nga babai, pa qenë e nevojshme që ta vrasim.” Si përfundim, ata vendosën që ta linin në një pus, duke e kërcënuar që të mos tregonte për ata. Madje, ata e urdhëruan Jusufin që të hiqej sikur ishte një skllav i arratisur, në mënyrë që karvanet ta merrnin dhe ta dërgonin në ndonjë vend ku nuk do të dëgjohej asgjë prej tij. 

Sigurisht, ky që foli ishte më i dashur dhe kishte mendimin më të mirë mes vëllezërve të Jusufit. Të këqijat nuk janë të gjitha në një nivel. Një e keqe më e vogël është më e pranueshme sesa një tjetër më e madhe. Kështu, të gjithë vëllezërit ranë dakord me këtë propozim të fundit.