“Kështu, Zoti yt të ka zgjedhur ty që të të mësojë shpjegimin e ëndrrave. Ai do ta plotësojë mirësinë e Vet ndaj teje dhe ndaj familjes së Jakubit, sikurse bëri më parë ndaj etërve të tu, Ibrahimit dhe Is’hakut.”” – Allahu i Lartësuar të dalloi ty mbi të tjerët e kësaj kohe, duke të veçuar me cilësi dhe virtyte të larta. Ndër to është dhe aftësia për të shpjeguar ëndrrat.
Përveç shpjegimit të ëndrrave, Ai do të të mësojë ty edhe kuptimin e saktë të shpalljeve dhe porosive të Tij. Ai ka për ta plotësuar mirësinë e Tij ndaj teje si në dynja dhe në ahiret. Në këtë dynja do të të japë të mira dhe begati të shumta, por në ahiret mirësitë e Tij janë të papërshkrueshme. Allahu do ta plotësojë mirësinë e Tij ndaj teje, ashtu sikurse bëri me paraardhësit e tu, Ibrahimin dhe Is’hakun. Allahu i Lartësuar i dalloi dhe bekoi ata njerëz të nderuar dhe të zgjedhur me mirësi të shumta si në fe, ashtu edhe çështjet e kësaj jete:
– “Zoti yt është i Gjithëditur dhe i Urtë.” – Dituria e Allahut të Lartësuar është përfshirëse e gjithçkaje, madje edhe e ndjenjave e mendimeve që fsheh kraharori, qofshin ato të mira apo të këqija. Allahu i Lartësuar ka për t’i dhënë çdokujt ashtu siç orienton urtësia dhe madhështia e Tij. Allahu është i Urtë, që çdo gjë e vendos në vendin e vet, duke i dhënë gjykimin që i takon. Pasi ia shpjegoi ëndrrën, Jakubi (a.s) i drejtohet të birit dhe i thotë: