– “Sa herë që ata bënin ndonjë premtim, një grup prej tyre e thyente atë.” – Kjo pyetje fsheh në vetvete një habi të madhe, për sa u përket betimeve të shumta të tyre, ndaj të cilave kurrë nuk patën durim të ishin të qëndrueshëm. Shprehja: “sa herë që” të jep të kuptosh përsëritjen e përhershme të këtij veprimi. A thua se dinin të bënin gjë tjetër veç saj?! Sa herë që premtonin, ata e shkelnin fjalën e dhënë. Po cili që shkaku i kësaj paqëndrueshmërie? Thotë i Lartësuari:
– “Shumica e tyre nuk besojnë.” – Pra, ky është shkaku. Mosbesimi i tyre i shtynte në mënyrë të pashmangshme drejt thyerjes së premtimeve. Nëse besimi i tyre do të ishte i sinqertë, për ta do të flitej ndryshe, sikurse thotë Allahu i Lartësuar për besimtarët e vërtetë: “Prej besimtarëve, ka burra që e kanë mbajtur premtimin e dhënë …” [Ahzab, 23].