– “Ndërtoje një anije nën Sytë Tanë dhe sipas Shpalljes Sonë e mos m’u drejto Mua (më) për ata që kanë bërë padrejtësi! Ata do të përmbyten.” – Ndërtoje anijen nën mbikëqyrjen, përkujdesin dhe kënaqësinë Tonë. Mos kërko prej Meje që të kthej pas vendimin për ndëshkimin e tyre. Vendimi i Zotit për ta ka marrë fund dhe ata do të mbyten. Kështu, Nuhu (a.s.) filloi ndërtimin e anijes, duke zbatuar urdhrin e Zotit të tij.