– “Ata të cilët besojnë, bëjnë vepra të mira dhe i përulen Zotit të tyre …” – Allahu i Madhëruar i përshkruan këta fatlumë me disa cilësi. Së pari, ata besojnë me zemrat e tyre, duke pohuar e pranuar çdo gjë që Allahu i Lartësuar ka urdhëruar, qofshin parime themelore të fesë, rregulla apo ligje të saj.
Së dyti, ata bëjnë punë të mira, qofshin këto me zemër, fjalë apo gjymtyrë. Së treti, i frikësohen Zotit duke iu nënshtruar me bindje e përkushtim, por edhe me pendim të sinqertë e kthim tek Ai. Ata kthehen vazhdimisht tek Allahu, plot dashuri për Të, plot shpresë për shpërblimin e Tij dhe, sigurisht, me frikë e drojë nga ndëshkimi i Tij.
– “…- ata do të jenë banorë të Xhenetit përjetë.” – Ata që janë stolisur me të tilla cilësi do të jenë banorë të Xhenetit, ku do të jenë përgjithmonë. Ky është premtimi i Bujarit të Gjithëmëshirshëm, sepse ata nuk lënë asnjë të mirë pa e bërë, për ta arritur këtë shpërblim dhe nuk lënë shteg devotshmërie pa garuar në të.