Select Page

– “Nuk ka dyshim se në botën tjetër ata do të jenë më të humburit.” – Nuk ka dyshim se në ahiret ata kanë për të qenë më të shkatërruarit dhe më të dëshpëruarit. Allahu i Madhëruar e theksoi shkatërrimin dhe dëshpërimin e këtyre njerëzve, për shkak të dënimit të madh dhe të dhimbshëm që ata do të vuajnë në përjetësi. E lusim Allahun që të na ruajë nga kjo lloj gjendjeje. Pasi përshkroi gjendjen e të dëshpëruarve, Allahu i Lartësuar vijon me gjendjen e fatlumëve, si dhe shpërblimet dhe kënaqësitë e shumta që presin ata. I Lartësuari thotë: