Select Page

– “Ju do të shihni se ata janë njerëzit më lakmitarë për të jetuar, madje edhe më lakmitarë se idhujtarët.” – Ata janë njerëzit më të dhënë pas kësaj jete. Ata e duan këtë jetë me shumë se çdo njeri tjetër, madje edhe më shumë se idhujtarët, të cilët nuk besojnë asnjë profet dhe asnjë libër qiellor.  Aq e madhe është dashuria e tyre për këtë jetë, sa Allahu i Lartësuar e përshkruan në këtë mënyrë:

– “Çdokush prej tyre dëshiron të jetojë një mijë vjet. Por edhe sikur të jetonte kaq, kjo nuk do ta shpëtonte atë prej dënimit.” – Ky është përshkimi i një dashurie të pamatë për këtë jetë, sepse ata kërkojnë dhe dëshirojnë diçka të pamundur, për të kënaqur dëshirat e tyre kundrejt kësaj jete. Megjithatë, ata nuk arrijnë ta kuptojnë se, edhe sikur të jetonin aq kohë, kjo nuk do t’i shpëtonte ata nga dënimi i pashmangshëm që i pret. Kërcënimi i Allahut do t’i ndjekë gjithmonë nga pas, siç thotë i Madhëruari:

– “Allahu sheh gjithçka që bëjnë ata.” – Domethënë, ata kurrë nuk mund t’i ikin këtij kërcënimi të Allahut, që u kujton llogarinë e drejtë të Tij për punët e tyre të shëmtuara.