– “Këta janë ata që e kanë shkatërruar veten dhe prej tyre ka humbur çdo gjë që kanë trilluar.” – Ata vërtet e kanë shkatërruar veten e tyre, sepse jo vetëm që u ka ikur shpërblimi i madh, por edhe kanë rënë në ndëshkimin më të rëndë. Feja dhe besimi që ata e pasojnë dhe ua zbukurojnë njerëzve do të zhduket dhe nuk do t’u sjellë asnjë dobi. Zotat që ata i adhurojnë veç Allahut do të treten para tyre e, bashkë me ta, edhe shpresa për shpëtim. Kështu do të ndodhë me ta kur të vijë urdhri i Zotit.