Select Page

– “E kush është më i padrejtë se ai që trillon gënjeshtra kundër Allahut?” – Allahu i Lartësuar na tregon se nuk ka më të padrejtë se ata që thurin gënjeshtra lidhur me Zotin, si për shembull, ata që thonë se Zoti ka partner apo që e përshkruajnë Zotin jo si i takon madhështisë dhe lartësisë së Tij, ose që sjellin lajme dhe histori që Ai kurrë nuk i ka thënë.

Këtu hyjnë edhe ata që pretendojnë se janë profetë të cilëve u shpallet e frymëzohen nga Zoti, por në të vërtetë janë mashtrues e trillues, etj. Këta janë njerëzit më zullumqarë. Për këta i Madhëruari thotë:

“Këta do të sillen para Zotit të tyre …” – Ata do të dalin para Zotit të tyre për t’i “shpërblyer” për padrejtësitë e tyre. Kur Zoti të gjykojë që ata të dënohen me ndëshkimin më të rëndë, të gjithë ata që kanë dëshmuar mohimin dhe shpifjet e tyre do të thonë:

– “… dhe dëshmitarët do të thonë: “Këta janë ata që kanë gënjyer kundër Zotit të tyre. Mallkimi i Allahut qoftë mbi të padrejtët!”   Do dëshmojnë se si ata shpifën gënjeshtra për Zotin e tyre dhe e refuzuan të vërtetën e Tij. Për këtë arsye, ata e meritojnë një mallkim, që kurrë nuk do të përfundojë apo t’u lehtësohet. Ky është ‘shpërblimi’ për ta, sepse edhe padrejtësia ishte cilësi e pandashme e tyre. Pastaj i Lartësuari e përshkruan më hollësisht padrejtësinë e tyre: