Select Page

“Këta janë ata për të cilët në jetën tjetër s’ka asgjë tjetër veç Zjarrit.” – Ata do të jenë të përjetshëm në zjarrin e Xhehenemit. Dhimbja dhe dënimi i tyre nuk kanë për të pushuar kurrë dhe as nuk kanë për t’iu pakësuar. Ata janë të privuar nga shpërblimet dhe kënaqësitë e përjetshme pranë Zotit.

– “Veprat e tyre në të u shkatërruan, ndërsa punët e tyre u asgjësuan.” – Çdo vepër dhe përpjekje e tyre për të kundërshtuar, luftuar dhe shuar të vërtetën dhe pasuesit e saj ka dështuar. Gjithashtu, u janë asgjësuar edhe ato pak vepra të mira, të cilave u mungonte baza kryesore për t’u marrë në konsideratë nga Zoti: imani i saktë dhe dituria e vërtetë. Ky është dëshpërimi i të mjerëve.