Select Page

– “Atyre që duan jetën e kësaj bote dhe shkëlqimin e saj, Ne do t’ua japim të plotë shpërblimin e veprave të tyre në të, pa u lënë asgjë mangët.” – Allahu i Lartësuar na tregon se ka njerëz që si synim të vetëm kanë veçse plotësimin e dëshirave të kësaj dynjaje dhe stolitë e saj. Duke përshkruar bukuritë e kësaj bote, i Lartësuari thotë: “Njerëzve u është hijeshuar dashuria për të kënaqësitë e kësaj bote, për gratë (e hijshme), për djemtë (e pasardhësit e shumtë), për pasurinë e madhe prej ari e argjendi, për kuajt e stolisur e për bagëtinë e bujqësinë. Këto janë kënaqësi të kësaj bote, por tek Allahu është e ardhmja më e mirë.” [Al Imran 14].

Kështu, të tillë njerëzve u takon veçse zjarri i Xhehenemit, sepse ata nuk e kanë patur as synimin më të vogël për të fituar ahiretin. Të gjitha ambiciet e tyre ishin kufizuar në arritjen e kënaqësive dhe të stolive të kësaj bote. Nëse robi ka sadopak besim, ai nuk mund t’i përkushtohet tërësisht kësaj dynjaje, duke mos patur asnjë synim për ahiretin. Prandaj të tillë njerëz janë veçse qafirë. Atë që ka iman në zemër, ky iman do ta frenojë nga angazhimi absolut për dynjanë. Vetë imani është shenjë dhe tregues i synimit të përjetësisë në lumturinë e ahiretit.

Për këta fatzinj e të mjerë, të cilët a thua se u krijuan veçse për këtë dynja, Allahu i Madhëruar thotë: “Ne do t’ua japim të plotë shpërblimin e veprave në të, pa u lënë asgjë mangët.” Ai ka për t’u dhënë në dynja atë që ua ka caktuar në Leuĥi Maĥfûđh. Atyre nuk do t’u cenohen aspak të mirat që u janë përcaktuar. Por ta dinë se kaq është kufiri i begative dhe i kënaqësive të tyre, sepse në momentin e ndarjes nga kjo dynja dhe fillimin e përjetësisë, ata do të kenë një pritje befasuese dhe tmerruese. I Lartësuari thotë: