Select Page

– “Thuaj: “Nëse Bota tjetër është tek Allahu vetëm për ju e jo për njerëzit e tjerë, …” – Kuptimi: Thuaju atyre, o Muhamed, duke i ftuar që të vërtetojnë pretendimin e tyre: Ju thoni se Xheneti është vetëm për ju dhe se atje do të hyjnë veçse ata që janë çifutë ose krishterë. Ju pretendoni, gjithashtu, se zjarri i Xhehenemit do t’ju prekë veçse për disa ditë të caktuara. Atëherë, nëse jeni të sinqertë dhe të sigurt në këtë pretendim:

– “… kërkojeni vdekjen, nëse jeni të sinqertë!” – Kjo qe një sfidë e hapur, në të cilën Profeti (a.s) i ftonte ata. Në fakt, flitet për një lloj “mubâheletu”, domethënë për një lloj përbetimi, ku dy grupe kundërshtare me njëri-tjetrin e lusin Allahun që të ndëshkojë dhe mallkojë atë palë që është mashtruese prej tyre. Pra, kjo duket si një ftesë që u bëhet atyre për një ballafaqim të tillë, ku të kërkohet mallkimi mbi mashtruesit e padrejtë.

Në të tilla kushte, atyre nuk u mbetet gjë tjetër veçse të zgjedhin mes dy mundësive: ose të besojnë tek Allahu dhe te Profeti i Tij, ose të luten që mashtruesit dhe të padrejtët t’i kapë vdekja. Kjo mundësi e dytë duhej të ishte e thjeshtë për ata, me pretendimin që kishin, pasi vdekja do t’i afronte më shumë te Xhenetet e përjetësisë, që – sipas tyre – janë përgatitur vetëm për ta. Por ata nuk e pranuan një ballafaqim të tillë, dhe kjo ishte dëshmi e kryeneçësisë së tyre kundër Allahut dhe Profetit të Tij. Ata e dinin shumë mirë se ishin në gabim, siç thotë i Madhëruari: