– “… (Ai u shpall) që të mos adhuroni asgjë tjetër përveç Allahut.” – E shpalli që adhurimet t’i kushtohen vetëm Allahut, si Një, i Vetëm dhe i Pashoq. E zbriti që robërit të mos adhurojnë asgjë tjetër veç Allahut të Madhëruar.
– “Dijeni mirë se unë jam i dërguar prej Tij për t’ju qortuar e përgëzuar …” – Kuptimi: O njerëz, mësojeni dhe jini të bindur se unë jam i dërguari i Zotit tek ju si nedhir – qortues dhe beshir – përgëzues. Jam qortues për ata që marrin guximin të kundërshtojnë e të bëjnë gjynahe, duke i paralajmëruar për ndëshkimin e madh në dynja dhe në ahiret.
Nga ana tjetër, për ata që pendohen e dorëzohen, që e adhurojnë Zotin e tyre si Një e të Vetëm, me sinqeritet dhe sipas porosive të Tij, unë jam përgëzues, duke u treguar shpërblimin e madh në dynja dhe ahiret.