Select Page

– “Ne i dhamë Musait Librin, (Teuratin) …” – Nga mirësitë më të mëdha që Allahu i Lartësuar u bëri Beni Israilëve, ishte dërgimi tek ta i Musait (a.s.) si profet, të cilit i shpalli Teuratin.

– “… dhe pas tij dërguam profetë të tjerë.” – Vargu i profetëve vazhdoi edhe pas Musait (a.s.).

– “Isait, birit të Merjemes, i dhamë Shenja të qarta …” – Derisa u dërgoi Profetin e fundit nga mesi i tyre, Isain (a.s.), të cilin e pajisi me shenja dhe mrekulli të pamohueshme, të cilat çdokush duhet t’i besonte. Madje, i Lavdëruari e përforcoi atë edhe me Rûĥul Kudus-in, Shpirtin e Shenjtë, siç thotë Ai:

“… dhe e fuqizuam me Shpirtin e Shenjtë.” – Disa shpjegues të Kur’ânit janë të mendimit se Rûĥul Kudus-i ishte meleku Xhibril. Disa janë të mendimit se Ruhul Kudus është besimi i fortë që Allahu i Lartësuar mbjell në zemrat e besimtarëve, nëpërmjet të cilit ata bëhen të pathyeshëm.  Por, me gjithë këto mrekulli dhe shenja të mëdha, ata përdorën të njëjtin kriter për të pranuar ose jo profetët dhe mësimet e tyre:

“Sa herë që ndonjë i dërguar (i Zotit) ju sillte diçka (ligje e porosi) që nuk ju pëlqente, ju tregoheshit kryeneçë! Disa prej tyre i mohuat e disa i vratë.” – Kuptimi: Kur ju erdhën profetët, ju i dhatë përparësi dëshirave tuaja. Ishin pikërisht dëshirat tuaja të pakontrolluara që ju bënë kryeneçë ndaj imanit. Ato ju shtynë t’i mohonit të dërguarit e Allahut, madje më keq, disa edhe t’i vrisnit. Shkaku ka qenë i njëjtë: parapëlqimi i dëshirave të veta kundrejt udhëzimit të A