– ”Sa e sa breza kemi shkatërruar Ne para tyre!” – Siç ishin populli i Nuhut, i Adit, i Themudit, i Faraonit e atyre që erdhën më pas. Të gjithë i bashkonte një gjë: ishin kryeneçë ndaj së vërtetës. Ngaqë vazhdonin me kokëfortësi në kalimin e kufijve, Allahu i Madhëruar i shkatërroi, aq sa prej tyre nuk mbeti më askush.
– ”Vallë a po vëren ndonjë prej tyre dhe a po dëgjon ndonjë pëshpërimë (nga ata)?” – “Er-rikz” quhet pëshpëritja. Pra, atyre nuk u mbeti as nam e as nishan. Ajo çfarë mbeti ishte historia e tyre, për të qenë mësim për ata që kanë mend.
Përfundoi edhe tefsiri i sures Merjem. Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja.