– ”Kështu, Ne e bëmë atë (Kur’anin) të lehtë në gjuhën tënde, …” – Allahu i Lartësuar na tregon për mirësinë e Tij të madhe, këtë Kur’an madhështor. Ai e shpalli Kur’anin me gjuhën e profetit Muhamed (a.s). Ai e lehtësoi këndimin dhe mësimin e Kur’anit.
– ”… që nëpërmjet tij t’i përgëzosh të devotshmit …” – T’i nxitësh ata që të arrijnë atë që u është premtuar, dhe atyre u është premtuar shpërblimi i madh i Zotit. Që premtimi të jetë i plotë duhet që të sqarohen mënyrat se si arrihet ai.
– ”… dhe t’i tërheqësh vërejtjen atyre, që janë kryeneçë.” – Ata janë këmbëngulës e kokëfortë në kotësinë e tyre. Ata e mbrojnë me forcë mohimin e tyre, prandaj Kur’ani u zbrit si argument kundër jobesimtarëve, që atyre t’u bëhet e qartë e vërteta dhe, pas shpalljes së Kur’anit, çdokush të jetojë dhe të vdesë i qartë në zgjedhjen e vet. Më pas, Allahu i Madhëruar kërcënon me shkatërrim mohuesit, ashtu siç shkatëroi popujt e parë: