– ”… askush nuk do të ketë të drejtë ndërmjetësimi, …” – Ata nuk kanë në dorë mundësi për të bërë ndërmjetësim dhe askush nuk do të mund të bëjë ndërmjetësim për ta, sepse kjo çështje është në dorë të Zotit, siç thotë Ai:
– ”… përveç atij që e ka lejuar i Gjithëmëshirshmi.” – Për ta nuk vlen as ndërmjetësimi i atyre që mund t’u lejohet ndërmjetësimi, sepse ata nuk e kanë besuar Allahun dhe profetët e Tij. Si të tillë, Allahu nuk dëshiron që ndonjë të ndërmjetësojë për ta. Ai e lejon ndërmjetësimin vetëm për ata që Ai ka premtuar, dhe në premtimin e Tij kanë pjesë veçse ata që e besojnë Atë, profetët dhe shpalljet e Tij dhe e adhurojnë Atë ashtu si Ai ka urdhëruar. Ata ndjekin profetët e Tij, prandaj Zoti ka premtuar se do t’i shpërblejë me mirësi dhe do të kujdeset për ata.