Select Page

– ”… Dhe keqbërësit do t’i shtyjmë drejt Xhehenemit si tufë e etur për ujë, …” – Ndërsa keqbërësit do të shtyhen në turma për në Xhehenem, të etur, të poshtëruar e të nënçmuar, ashtu siç shtyhen kriminelët në ndonjë burg a ndëshkim të ashpër. Për ta janë hapur dyert e Xhehenemit. Ata do të ulërasin për ndihmë, por nuk do të marrin asnjë përgjigje. Ata do të luten, por lutjet e tyre nuk u dëgjohen. Ata do të kërkojnë ndërmjetësim, por ndërmjetësimi nuk u pranohet: