– ”Te Ne do të kthehet gjithçka për të cilën ai flet …” – Edhe ato pasuri e fëmijë që ka në këtë botë do t’i lërë dhe do të kalojë në ahiret i vetëm, pa pasuri, pa fëmijë, pa aleatë e ndihmëtarë, siç thotë i Madhëruari:
– ”… dhe ka për të ardhur tek Ne i vetmuar.” – Ashtu i vetmuar do të përjetojë ndëshkimet e mëdha, si shpërblim për padrejtësitë e tij. I tillë është dënimi i keqbërësve.