Select Page

– ”Por, sa e sa breza kemi shkatërruar para tyre, të cilët qenë edhe më të pasur dhe më të pashëm.” – Janë shumë popujt që Zoti ka shkatërruar dhe të cilët kanë qenë më të spikatur në pasuri, ndërtesa dhe bukuri. Ata ishin më të zhytur në kënaqësitë e jetës. Atëherë, nëse këta popuj të shkatërruar ishin më të pashëm e më të pasur, por që asgjë nuk u vlejti, sepse nuk shpëtuan  nga dënimi, atëherë si do të jetë gjendja e atyre që qëndrojnë më poshtë se ata.

Mos, vallë, e shohin veten të ruajtur nga ndëshkimi, sikurse thotë Allahu në ajet tjetër: “Vallë, jobesimtarët tuaj janë më të vlefshëm se ata që u përmendën, apo keni ndonjë premtim shpëtimi në librat e qiellit?” [Kamer 43]. Kështu, arsyetimi se kush është tani i pasur do të jetë i tillë dhe në ahiret, është i pavlefshëm. Ky është arsyetim që e kanë përdorur mohuesit e Zotit.