Select Page

Pastaj, Ne do të shpëtojmë ata që ishin të devotshëm… – Shpëtojnë ata që i frikësohen Allahut, duke kryer urdhëresat dhe duke iu larguar ndalesave.

… kurse keqbërësit do t’i lëmë të gjunjëzuar në të (xhehenem). – Këta e kanë rënduar veten me padrejtësi, me mohimin e Zotit dhe poshtërsi të shumta. Ky është përfundimi i mosbesimit dhe i mosbindjes ndaj Zotit. Ata do të mbeten të gjunjëzuar në Xhehenem, duke u dënuar përjetësisht, pa shpresë për shpëtim.