– ”Betohem në Zotin tënd!” – Allahu i Lartësuar betohet se patjetër që do t’i ringjallë ata që e mohojnë ringjalljen, së bashku me shejtanët e tyre. Ai do t’i tubojë ata në kohën dhe vendin e përcaktuar:
– ”Ne do t’i tubojmë ata së bashku me shejtanët dhe do t’i afrojmë rreth Xhehenemit të gjunjëzuar.” – – Ata do të jenë të gjunjëzuar nga tmerri dhe tronditja e madhe e asaj dite, duke pritur plot frikë e ankth gjykimin e Allahut të Lartësuar.