Select Page

– ”Ai (Ibrahimi) tha: “Paqja qoftë mbi ty!” – Prej meje do të kesh veç paqe dhe siguri. Nga unë nuk do të shohësh asgjë të keqe, veç selamit e mirësjelljes. Madje:

”Unë do t’i lutem Zotit tim të të falë ty.” – Unë do të vazhdoj ta lus Allahun që të të udhëzojë dhe të të falë. Do t’i lutem të të udhëzojë në Islam, që të bëhet e mundur falja e gjynaheve të tua.

Ai (Allahu) kujdeset gjithmonë për mua.” – Allahu është i mëshirshëm e shumë i dashur me mua. Ai e di gjendjen time dhe kujdeset për mua. Kështu vazhdoi Ibrahimi që ta luste Zotin për ta udhëzuar babanë e tij dhe për ta falur atë, por kur iu bë e qartë se i ati ishte tashmë armik i Allahut dhe atij nuk i bënte dobi asgjë, u tërhoq nga kërkimin e faljes për të dhe u distancua tërësisht prej tij. Allahu na ka urdhëruar që të pasojmë fenë e pastër dhe monoteiste të Ibrahimit (a.s).

Ai na porosit që të ndjekim rrugën dhe metodologjinë e tij në davetin e njerëzve në fenë e Allahut, me dituri, urtësi, butësi e ngrohtësi. Le të ndjekim shembullin e tij, pra, shkallë-shkallë e hap pas hapi, t’i ftojmë njerëzit që të mësojnë me lehtësi e mirësi fenë e Zotit. Gjithashtu, le të bëjmë durim, ashtu siç bëri durim Ibrahimi.

Ai kurrë nuk ligështohej dhe nuk i humbiste shpresat, por me këmbëngulje vazhdonte davetin. Ibrahimi (a.s.) ishte durimtar i pashembullt në çdo mundim që i jepnin njerëzit, qoftë me fjalët, qoftë me veprat e tyre. Përballë këtyre vuajtjeve e mundimeve, ai falte e toleronte dhe tregonte mëshirë e butësi.