Select Page

– “Dhe Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj, prandaj vetëm Atë adhuroni!“ – Kështu, Isai bëri të ditur se ai ishte thjesht një njeri, rob Zoti i nënshtruar dhe nevojtar për Zotin, si gjithë të tjerët. Ai tha se Allahu është Krijuesi, Zotëruesi, Kujdestari dhe Furnizuesi që na ka krijuar të gjithëve dhe na formësoi ashtu si Ai dëshiroi. Ndër ne vepron kujdesi dhe vullneti i Allahut. Çdo gjë ndodh me përcaktimin dhe dëshirën e Tij.

Duke qenë se Ai i ka në dorë të gjitha çështjet tona, Ai duhet të jetë i Vetmi i adhuruar me meritë, prandaj vetëm Atë adhurojeni! Përkushtojani adhurimet vetëm Atij, me sinqeritet e nënshtrim. Me këto fjalë, Isai pohon teuhidin rububije dhe dhe teuhidin uluhije. Ai argumentoi me të parin për vërtetësinë e të dytit.

– “Kjo është rrugë e drejtë.“  Kjo është rruga e drejtë dhe e saktë, që të çon te Zoti. Kjo është rruga e të gjithë profetëve dhe pasuesve të tyre. Çdo rrugë tjetër të çon në humbje të thellë dhe larg nga e vërteta.