Select Page

– “Kjo është e vërteta për Isanë, birin e Merjemes, për të cilën ata (më kot) rragaten (polemizojnë). – Ky ishte Isai dhe cilësitë e tij, për të cilat nuk duhet të ketë asnjë dyshim. Kjo është e vërteta për të, e ardhur në Librin e Allahut. Askush nuk ka fjalë më të drejtë dhe më të vërtetë se Allahu. Çdo fjalë e histori tjetër që thuhet për Isain ndryshe nga kjo këtu është e gabuar dhe trillim.

Ato janë fjalë të bazuara thjesht në hamendësime dhe dyshime të hedhura pa asnjë lloj baze. Për të gjithë ata që trillojnë të tilla gjëra, Zoti thotë: “ata hedhin dyshime.” Shumë njerëz hamendësojnë të pasigurt, madje edhe polemizojnë me hamendësimet e tyre. Disa thonë se Isai është Zoti, të tjerë thonë “i biri i Zotit”, e të tjerë thonë është “pjesë e Trinisë”. I lartësuar qoftë Allahu nga shpifjet dhe trillimet e injorantëve!