Select Page

– “Paqja (e Allahut) është me mua ditën kur u linda, ditën kur të vdes dhe ditën kur të dal (prej varrit) i gjallë.” – Me mirësinë dhe bujarinë e Zotit tim, mua më shoqëroi paqja që ditën kur linda, do të më shoqërojë ditën kur të vdes dhe ditën kur të ringjallem. Më shoqëron gjithashtu edhe ruajtja e Zotit nga ligësia, shejtani dhe ndëshkimi. Kjo tregon se Isai do të jetë i sigurt edhe nga tmerret e Ditës së Gjykimit dhe nga vendi i ndëshkimit. Ai do të jetë nga banorët e Vendit të Paqes. Kjo ishte, nga ana tjetër, një shenjë e mrekullueshme se ai do të ishte profet dhe një adhurues i madh i Zotit.