Select Page

– “Elif, Lam, Ra. Këto janë ajetet e Librit plot të urtësi.” – Ky është Kur’ani i mrekullueshëm, i cili përmbledh çdo të vërtetë dhe ligj madhështor. Ajetet e këtij libri shtjellojnë çdo çështje të imanit korrekt dhe të vërtetë në mënyrë të qartë. Ai u qartëson plotësisht robërve  urdhëresat dhe ndalesat e ligjit të Zotit.

E gjithë bota e ka detyrë që ta pohojë, pranojë dhe besojë këtë ligj e porosi dhe të nënshtrohet për të jetuar sipas tij. Megjithatë, shumica e tyre i kthejnë shpinën. Me paditurinë e tyre, në vend që të mësojnë prej kësaj Shpalljeje madhështore, ata shprehin një habi të pakuptimtë. Prandaj i Madhëruari thotë: