Select Page

– “Kurse ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do të jenë banorë të Xhenetit, ku do të jenë përjetësisht.” – Domethënë, do të jenë ata që, përveçse besojnë Allahun, melekët, shpalljet dhe librat e Zotit, profetët e Zotit, Ditën e Gjykimit etj., bëjnë edhe vepra të mira. Veprat e njeriut mund të konsiderohen të mira, veçse nëse plotësojnë dy kushte:

1. Të kryhen me nijet të sinqertë vetëm për hir të Allahut, duke synuar kënaqësinë e Allahut të Lartësuar.

2. Të jenë në përputhje me Traditën autentike të Profetit (a.s).

   Shkurtimisht, kuptimi i përmbledhur i këtij ajeti na çon në përfundimin se të shpëtuarit dhe fitimtarët e lumtur do të jenë vetëm ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira. Ndërsa të dëshpëruarit dhe të shkatërruarit përjetësisht në zjarrin e Xhehenemit do të jenë mohuesit e Zotit dhe idhujtarët, domethënë ata që, përveç Allahut, adhurojnë zota të tjerë.