– Kundër atyre që i shoqërojnë Allahut zot tjetër. – Ata mjeranë, ashtu sikurse shpifin kundër teje, o i Dërguar i Zotit, po ashtu kanë paturpësinë të shpifin për Zotin, duke trilluar se ka zota të tjerë bashkë me Të. Ata e shpërfillin Zotin e vërtetë, ndërkohë që Ai është Krijuesi i tyre dhe Ai që përkujdeset për çështjet e tyre.
– Dhe së shpejti ata do të arrijnë ta kuptojnë. – Por më vonë, kur të vijë Kijameti, do ta shohin përfundimin e veprave të tyre.