Select Page

– “Dhe thuaj: “Unë jam vërtet ai që paralajmëron qartë.” – Përkushtohu në detyrën tënde për paralajmërimin e njerëzve dhe kumtimin e Shpalljes, të atyre që janë afër dhe atyre që janë larg, për miqtë dhe për armiqtë! Nëse e bën këtë, atëherë kaq ke për detyrë. Ti nuk je ngarkuar të marrësh në llogari ata, ashtu sikurse edhe ata nuk mund të kërkojnë llogari ty. Thuaju atyre: “Unë jam paralajmërues i hapur për ndëshkimin e Zotit, që pritet të zbresë, ashtu siç zbriti mbi popujt e mëparshëm.”!