Select Page

– “Mos ua hidh sytë kënaqësive që Ne u kemi dhënë disave prej tyre …” – Mos u mashtro nga stolitë e tyre dhe mos e angazho zemrën me përmbushjen e dëshirave të kësaj jete, njëlloj si të shthururit. Injorantët mashtrohen me degjenerimin dhe shpërfillin mirësitë që Zoti u ka dhuruar, bashkë me Shpalljen e mrekullueshme.

e as mos u brengos për ta (dhe mohimin e tyre)!” – Mos u brengos për ta, sepse prej tyre nuk pritet ndonjë e mirë! Mjaftohu me muslimanët dhe besimtarët e sinqertë, sepse ata janë miqtë më të mirë!

– “Shtrije dorën e mëshirës dhe të butësisë ndaj besimtarëve!” – Tregohu i dashur dhe i dhembshur me ta, duke u sjellë mirë dhe me moral të lartë! Shprehe dashurinë, durimin dhe butësinë me sjelljet dhe fjalët e tua!