– “Në gjithë këto (ngjarje) ka Argumente për ata që kuptojnë.” – Ka argumente për ata që mendojnë thellë rreth këtyre ngjarjeve, për të urtët dhe për njerëzit e mprehtë, që dinë të nxjerrin mesazhin e duhur. Këta e kuptojnë mirë se, kushdo që ka guximin dhe paturpësinë që të bëjë të tilla poshtërsi ndaj Allahut të Lartësuar, – dhe sidomos atë fëlliqësi që bënte populli i shfrenuar i Lutit, Allahu i Lartësuar ka për t’i dhënë ndëshkimin më poshtërues dhe më të dhembshëm. Shpagimi merret sipas llojit të punës që bën.