Select Page

– “Ai tha: “Askush nuk e humb shpresën në mëshirën e Zotit të vet, përveç atyre që janë të humbur”.”. – El dalun’ janë ata të humbur, të cilët nuk kanë dituri për Zotin dhe për pushtetin e Tij absolut. Për ata që Zoti i begatoi e i nderoi me udhëzimin, diturinë e dritën e Tij, dëshpërimi nuk mund të gjejë vend në zemrat e tyre.

E si mund të humbë shpresën ai që di rreth mëshirës së Zotit dhe mënyrave të shumta që ajo vjen te krijesa? Pasi dëgjoi këtë lajm të mirë, Ibrahimi e kuptoi se ata ishin dërguar nga Zoti me një mision.