– “Ata thanë: “Ne po të përgëzojmë për diçka që është e sigurt. Prandaj ti mos u trego i pashpresë!” – Ne po të themi diçka që është absolutisht e sigurt, sepse Allahu i Madhëruar ka pushtet për gjithçka. Në mënyrë të veçantë mbi ju, o familje e zgjedhur, ka zbritur mëshira dhe begatia e Zotit. Për këtë arsye, mos u çudisni aspak me mirësinë e bujarinë e Zotit mbi ju dhe mos u bëni të pashpresë.
Mos u bëni nga ata që u duket larg e mira dhe arritja e saj. Përkundrazi, vazhdoni të shpresoni të mirën dhe bujarinë e Zotit, në dhuratat, përkujdesin dhe mëshirën e Tij. Atëherë, Ibrahimi (a.s) iu përgjigj: