Select Page

– “Ju thamë: “Prekeni atë (të vrarin) me një pjesë të saj (të lopës së therur)“! Ja, kështu i ngjall Allahu të vdekurit …” – Kuptimi: Prekeni të vrarin me një gjymtyrë të lopës së therur, ose me çfarëdo pjese të trupit të saj. Kur ata e prekën të vdekurin me një pjesë të lopës, Allahu i Lartësuar e ringjalli të vdekurin.

E pas kësaj, Allahu i Lartësuar ua nxori jashtë ato që mbanin fshehur, sepse  vetë i ringjalluri kallëzoi se cilët kishin qenë vrasësit e tij. Pamja e ringjalljes me sy nga ana e tyre, ishte një mrekulli, që tregonte pushtetin dhe fuqinë absolute të Allahut për të ringjallur të vdekurit.

– “… dhe ju tregon Argumentet e Tij, në mënyrë që të kuptoni.” –  Kuptimi: Allahu i Lartësuar jua solli këtë argument, që ju të mendoni seriozisht dhe të largoheni nga çdo gjë që është në dëmin tuaj.